BallinaLajmeOsmani priti ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Osmani priti ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Të ngjajshme

Dy mjeshtrat japonezë që ndryshuan historinë e artit

Ekspozita “Beneath the Great Wave: Hokusai and Hiroshige” sjell...

Nervozizmi i Leaos vazhdoi edhe në zhveshtore me Pulisicin, Allegri u detyrua të ndërhyjë

Raportohet se Rafael Leao vazhdoi të shfaqë nervozizmin e...

Arbeloa konfirmon se Mbappe do të luaj ndaj Cityt

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për vendin tonë nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie.

Ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhërisë së Tij Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad. Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz