back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeMë 15 shtator thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit –...

Më 15 shtator thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit – Gjykata Speciale thotë se ka interes të madh për ta përcjellë seancën në Hagë

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator 2025, do të nisë faza e paraqitjes së provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në procesin gjyqësor që po zhvillohet para Dhomave të Specializuara.

Në këtë seancë, do të thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes, duke shënuar një etapë të rëndësishme në proces, transmeton lajmi.net

Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, do të jetë kryesisht publike. Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe medias, Gjykata ka bërë thirrje për regjistrim paraprak të atyre që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria për publikun në ambientet e saj në Hagë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Gjykatës:

“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak.

Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën: [email protected].

Ju lutem, mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email).

Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtator 2025.”

Kjo fazë e procesit është ndër më të rëndësishmet, pasi mbrojtja do të ketë mundësinë të paraqesë dëshmi dhe argumente për të kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej gati pesë vitesh./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz