back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Brittany Mahomes feston ditëlindjen, e pranishme edhe Taylor Swift

Brittany Mahomes festoi 30-vjetorin e saj me një udhëtim...

F-16 mbi Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerëson Presidentin polak dhe i bën një ofertë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të flasë me...

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Nesër në Kosovë paradite pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa gjatë ditës ose pasdite shtim i vranësirave dhe zhvillime të fuqishme lokale të atyre konvektive ku vende-vende pritet të fillojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa zona priten shtrëngata me rrebeshe intensive dhe mund të ketë edhe breshër, por reshjet nuk do të kapin të gjithë territorin e vendit.

Paradite dhe në mesdite do të jetë ende mjaft nxehtë dhe me zagushi ku temperatura mund të arrijë deri në 32 gradë Celsius, ndërsa pas ardhjes së vranësirave temperaturat do të shënojnë ulje, paksa më të theksuar në zonat e rrebesheve të shiut.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë mot jo-stabil, me diell dhe vranësira lokale të cilat gjatë ditës pritet të dendësohen dhe zhvillohen duke krijuar kushte për stuhi lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në disa zona mund të ketë shtrëngata të fuqishme me rrebeshe intensive. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Shqipëri stabilizim i atmosferës.

Destabilizim të atmosferës nesër pasdite pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, ndërsa në Mal të Zi rrebeshe priten kryesisht në veri të vendit. Në Maqedoni dhe Luginë mund të ketë stuhi të fuqishme kalimtare, me rrebeshe intensive, rrufe të forta dhe rrebeshe intensive.

Rrebeshe dhe stuhi afatshkurtra lokale priten edhe të enjten pasdite, ndërsa temperaturat shënojnë ulje të lehta, por do të ketë edhe periudha të gjata me diell.

Nga e Premtja më qetë, me diell dhe vranësira lokale dhe me mundësi për ndonjë reshje të dobët të izoluar./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz