BallinaLajmeSHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

Të ngjajshme

Mes dyshimeve të shumta, Celtic mposhtë Heartsi dhe shpallet kampion i Skocisë

Celtic e ka mbrojtur titullin e kampionit të Skocisë. Në...

Një lider i ISIS-it vritet në operacionin SHBA-Nigeri

Nigeria dhe Shtetet e Bashkuara thonë se kanë vrarë...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Ullinjtë e zi të shëndetshëm për sy

Ullinjtë e zi janë një burim i madh i...

Në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara disa shtete planifikojnë të njohin së shpejti shtetin palestinez. SHBA shpreh refuzimin e saj me anulim vizash për përfaqësuesit palestinezë.

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar Presidentit palestinez Mahmud Abas hyrjen në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në shtator.

Përveç kësaj do t’u revokohen vizat edhe rreth 80 përfaqësuesve të tjerë palestinezë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga 89-vjeçari Abas, administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Është në interesin e sigurisë sonë kombëtare t’i konsiderojmë PLO-në [Organizatën për Çlirimin e Palestinës] dhe Autoritetin Palestinez (AP) përgjegjës për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të tyre dhe minimin e perspektivave për paqe”, shkroi ministria. Për t’u konsideruar si partnerë në procesin e paqes, PLO dhe AP duhet së pari “të refuzojnë vazhdimisht terrorizmin”.

Departamentit amerikan i Shtetit deklaroi se megjithë masën ndaj Abasit përfaqësia e Autoritetit Palestinez (AP) në Kombet e Bashkuara është e përjashtuar nga kufizimet. Autoriteti Palestinez ka vetëm statusin e vëzhguesit dhe nuk është anëtar i plotë i OKB-së – njësoj si dhe Vatikani. Një zëdhënës i OKB-së tha se përfaqësuesit e OKB-së do ta diskutojnë çështjen e refuzimit të vizave me Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Zyra e Presidentit Palestinez Abas u shpreh e habitur dhe tha se vendimi përbën një shkelje të Marrëveshjes së Selisë së OKB-së të vitit 1947, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara janë në përgjithësi të detyruara t’u lejonë diplomatëve të huaj akses në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork./DW

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz