BallinaLajmeNesër vendoset gurthemeli i memorialit për Triumf Rizën – Policia mban homazhe...

Nesër vendoset gurthemeli i memorialit për Triumf Rizën – Policia mban homazhe në Dardani

Të ngjajshme

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër në lagjen Dardania të Prishtinës, te vendi ku ka rënë në krye polici Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij.

Nga policia është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj ceremonie do të bëhet vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij.

Postimi:

Nesër, më 30.08.2025, duke filluar nga ora 10:00, në lagjen Dardania të Prishtinës, tek vendi ku ka rënë në krye të detyrës zyrtari policor Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij.

Gjatë kësaj ceremonie po ashtu do të bëhet edhe vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij dhe për sakrificën e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfshirë: kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës.

Datë:   30 gusht 2025

Koha:  10:00

Vendi: Lagjja Dardania – Prishtinë

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni të homazheve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz