BallinaLajme“Të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirja prioritet” – Osmani takon Komisionerin e...

“Të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirja prioritet” – Osmani takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.

Presidenca njofton se gjatë takimit, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka sistemin më të avancuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën dhe se mbetet e përkushtuar për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje apo përkatësie tjetër.

Tutje thuhet se Presidentja ka theksuar se përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete, Presidenca po punon çdo ditë me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve jo-shumicë për t’i adresuar shqetësimet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje konkrete.

Ajo po ashtu ka ritheksuar përkushtimin për fuqizimin e mëtejmë të të gjithë qytetarëve të Republikës dhe avancimin e standardeve më të larta demokratike. Në këtë frymë, Presidentja nënvizoi se gjithëpërfshirja, e ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, barazinë dhe liritë themelore, mbetet prioritet, kurse theksoi se diversiteti është një vlerë e shoqërisë sonë.

Osmani ka rikujtuar se Kushtetuta e Kosovës, e bazuar mbi standardet më të avancuara demokratike, ofron mekanizma të fuqishëm për mbrojtjen e identitetit kulturor, gjuhësor dhe fetar të komuniteteve, duke e bërë Kosovën një shembull të demokracisë gjithëpërfshirëse.

“Presidentja Osmani dhe Kamp diskutuan edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së, përmes programeve të ndryshme të cilat kanë për qëllim forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz