BallinaLajmeShpërthen gypi i kanalizimit në Pediatri, SHSKUK jep detaje

Shpërthen gypi i kanalizimit në Pediatri, SHSKUK jep detaje

Të ngjajshme

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Çfarë po ndodhë me skuadrat angleze? “Shpartallohet” edhe Newcastle Unitedit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7:2...

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte,...

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

Në njoftim po ashtu thuhet se menjëherë pas kësaj  kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes dhe se situata është vënë nën kontroll.

Sipas SHSKUK-së nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.

“Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet nbë njoftimin e SHSKUK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz