back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeZëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

Të ngjajshme

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët...

Shtyhet gjyqi ndaj Sali Berishës

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij...

Shumë derbi në 1/8-ën e finales se Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin...

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës.

“Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë.

“Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai.

Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.

“Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai.

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani – e njohur si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës – në maj e shpalli AfD-në “grup ekstremist të krahut të djathtë”.

Përdorimi i këtij termi më vonë u pezullua, teksa po shqyrtohet një ankesë e dorëzuar nga kjo parti në Gjykatën e Apelit.

Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani.

Ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në.

Një kërkesë për ndalim mund të dorëzohet nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit ose nga Qeveria, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka fuqinë për të vendosur masën e ndalimit./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz