back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajme“Kërkoni falje para se të kërkoni mandat apo post” – Ramosaj kritikon...

“Kërkoni falje para se të kërkoni mandat apo post” – Ramosaj kritikon Muratin e Gërvallën për deklaratat ndaj UÇK-në

Të ngjajshme

Motra është margaritar, Teuta dhe Bubulina shkëlqejnë në portretin familjar

Bubulina dhe Teuta Krasniqi kanë bërë një fotosesion, me...

Zemaj i LDK-së: Mitrovica e bashkuar dhe e zhvilluar, ky është zotimi jonë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...
- Advertisement -

Bashkim Ramosaj, kryetar aktual i Deçanit dhe njëherësh kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e tetorit për të parin e komunës, në emisionin Debat Plus ka folur rreth moskonstituimit të Kuvendit as sot, ku Hekuran Murati si kandidat i Vetëvendosjes nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë kryekuvendar.

Ai ka thënë se nuk e ka imagjinuar ndonjëherë që vendi do të vinte në një situatë të tillë, pra pa konstituim të institucioneve.

- Advertisement -

Ramosaj ka theksuar se ka disa vlera që do të duhej të ishin të pacenueshme, duke iu referuar deklarimeve të Hekuran Muratit dhe Donika Gërvallës për UÇK-në dhe pjesëtarët e saj.

“Kushdo që e ka marrë të drejtën, në çfarëdo rrethane, në çfarëdo kohe, me i cenu këto vlera cilado qofshin ato – vlerën më të madhe që e ka kombi ynë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës – së paku do të duhej të kërkonte falje para se të hynte për të marrë një mandat ose një post”.

“Nuk ka rëndësi kush e ka shkruar faqen e parë të kësaj vlere apo faqen e fundit. E rëndësishme është që ajo iu ka dedikuar popullit, këtij vendi. Brenda këtij kuadri, nuk mundesh sot me akuzuar dikë se kush ka qenë më përpara, apo siç u dëgjuan deklarata ‘duke pi qumësht’. Nuk mundesh në asnjë rrethanë të ofendosh një vlerë që e ka krijuar dikush para teje, sepse kjo nuk është personale, nuk është politike. Është një vlerë që iu ka dedikuar shtetit dhe bëmjes së shtetit, dhe si e tillë do të duhej të trajtohej dhe të ishte e pacenueshme nga cilido autoritet, e sidomos nga autoritetet që kanë mandate publike, qoftë në nivel lokal, e veçanërisht në nivel qendror. Përndryshe, ata mund të mbjellin urrejtje edhe në diskursin publik, i cili, me thënë të drejtën, po na pengon të gjithëve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz