BallinaLajmeAksioni i Policisë në kryeqytet – Personi i arrestuar dyshohet të jetë...

Aksioni i Policisë në kryeqytet – Personi i arrestuar dyshohet të jetë Rinor Grajqevci, kryetari i tifo-grupit “Plisat”

Të ngjajshme

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me gjashtë urdhërarreste gjykate dhe tri kërkime të hapura nga policia, i dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë tentim vrasje të rëndë, grabitje, kanosje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim të rëndë trupor.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është bërë në një operacion të befasishëm nga njësitë e stacionit policor “Qendra” dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, ku është ndaluar personi R.G., mashkull, 30-vjeçar, shtetas i Kosovës. Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin.

Burime të Lajmi.net bëjnë të ditur se personi i arrestuar dyshohet të jetë Rinor Grajqevci, kryetar i tifo-grupit të njohur “Plisat”.

Policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e të ndaluarit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz