back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeRama i përgjigjet Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për...

Rama i përgjigjet Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për të thënë pa ne s’bahet

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në vitin e ardhshëm buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës do të jetë 151.53 milionë euro – buxhet ky për të cilin thotë se Hajrulla Çeku do ta shfrytëzojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai e ka quajtur këtë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2021, kur sipas tij, Qeveria Hoti i kishte ndarë vetëm 87 milionë euro Kryeqytetit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari aktual, Përparim Rama, i cili thotë se qeveria është mobilizuar kundër Prishtinës me qëllim që ta marrë pushtetin në çdo mënyrë.

“Për ta, suksesi i Kryeqytetit është dështimi i tyre partiak. Në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, veprojnë si sabotatorë që mezi presin të shembin gjithçka, vetëm për të thënë “pa ne s’bëhet”, ka shkruar Rama.

Rama shtoi se qeveria Kurti e ka bllokuar buxhetin, vetëm sepse nuk janë vetë në qeverisje.

“Nga ajo që paska thënë ministri u bë më se e qartë: meqë ata nuk qeverisin më Prishtinën, atëherë jeta e qytetarëve të Kryeqytetit nuk ka vlerë!”, përfundoi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz