back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTrump i siguron amerikanët që s’do të dërgojë trupa në Ukrainë: Do...

Trump i siguron amerikanët që s’do të dërgojë trupa në Ukrainë: Do ta bëjnë vendet tjera

Të ngjajshme

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...

Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga...

Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Shropshire është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi një...

Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi...
- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë që trupat amerikane do të dërgohen në Ukrainë si garanci për sigurinë e kësaj të fundit.

- Advertisement -

Trump ka deklaruar se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër ato që “duan të kenë” trupa në terren, duke theksuar edhe se “nuk mendoj se do të jetë problem”, raporton BBC.

“Ju keni sigurinë time dhe unë jam president,” thotë ai, duke shtuar se “unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve.”

Trump ka thënë se vendet e tjera janë “të gatshme të dërgojnë njerëz në terren”

Presidenti amerikan është deklaruar edhe për bisedimet me udhëheqësit botërorë në Shtëpinë e Bardhë që ndodhen dje, të cilët ai i quan ata “njerëz të mirë” që “duan t’i japin fund luftës”.

Ai thotë se konflikti në Ukrainë është më afër tyre sepse “kemi një oqean që na ndan”.

“Pra, është një gjë e ndryshme për ta. Kur bëhet fjalë për sigurinë, ata janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren”, shton ai, raporton BBC.

Presidenti thotë se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë me aspekte të sigurisë, për shembull, përmes mbështetjes ajrore, por thekson se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë forma kryesore e sigurisë në të cilën mbështetet Ukraina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz