back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeParalajmërim shqetësues pas vendosjes së prodhuesve vendorë në tregun e lirë energjetik:...

Paralajmërim shqetësues pas vendosjes së prodhuesve vendorë në tregun e lirë energjetik: Çmimi i një litri vaj në Kosovë pritet të shkojë deri në 2 euro

Të ngjajshme

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...

Meriton Mjekiqi lajmërohet pas lirimit nga burgu

Kohët e fundit, moderatori Meriton Mjekiqi ishte një nga...

Tifozët e Man Utd vërejnë një problem te Bryan Mbeumo gjatë humbjes ndaj Arsenalit

Tifozët e Manchester United kanë vënë re një çështje...

Trump i siguron amerikanët që s’do të dërgojë trupa në Ukrainë: Do ta bëjnë vendet tjera

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve...

Një litër vaj nga 1 euro e 60 cent paralajmërohet të shkojë deri në 2 euro – ndërsa kompanitë vendore do ta kenë të vështirë të konkurrojnë me çmime të produkteve të vendeve rajonale që janë në tregun vendor.

Kjo si pasojë e çmimeve 300% më të larta të energjisë elektrike për prodhuesit vendor pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturizt “treg i lirë” i energjisë elektrike dhe shkyçjes së kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Pronari i një fabrike për prodhimin e vajit, Berat Mustafa, ngreu alarmin duke folur për RTV21, se çmimi i produktit të tij pashmangshëm do të shtrenjtohet dhe në këtë mënyrë do të favorizohen produktet e importit të cilat siç thotë janë të stërmbushura në tregjet e Kosovës.

“Unë mendoj që minimumi diku çmimi do të rritet për 30 cent për litër do të jetë vaji më i shtrenjte. Duke pa koston operative në të cilën ndikon rritja e çmimit të rrymës. Dhe sa do që qytetari është patriot dhe konsumon produkte vendore dhe don t’i përkrah, duke pas buxhetin e tyre dhe krizën që po jetojnë nuk do të ketë mundësi ta blejnë për 30 centë më shtrenjte në krahasim me regjionin që tregu jonë është i stërmbushur me produkte të huaja. Produkti vendor do të ketë rënie të madhe që në fund do ta paguaj konsumatori unë nuk po e kuptoj sesi qeveria nuk po reagon sepse nuk janë vetëm prodhuesit por edhe qytetari konsumator ai që e blen produktin”, tha Mustafa.

“Na duhet ta kuptojmë se rryma është kosto operative dhe të shtrenjtohet brenda 2 muajve 3 herë apo 3 fish apo 300% sigurisht që për prodhuesit është një kosto shumë e lartë dhe veç një pyetje e shtrojë për institucionet qeveritare si të konkurrojmë me regjionin? Duke e pa dhe duke e ditë se energjia elektrike është kosto operative e prodhuesit, sepse fabrika si të shkon në mëngjes nuk mund të startosh pa energji elektrike dhe ma e vështira është se për pak kohë vjen vendimi të dalësh në tregun e lirë kur nuk e ke planifiku nuk ke nda buxhet për këtë tranzicion dhe përnjëherë duhet të paguash 300% më shtrenjte kjo është diçka e papranueshme”, deklaroi Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz