back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeCakolli: S’ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e...

Cakolli: S’ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve me gjasë janë ende në pushime

Të ngjajshme

VLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më!

VLEN përmes një komunikate thekson se BDI dhe aleatët...

Bajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te Vetëvendosje

Pas disa tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin...

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Ferizaj. Policia...

Me publikimin e plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me bllokadën në Kuvend përmes të cilit u dhanë rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit, deputetët e Kuvendit të Kosovës proceduralisht mund të mblidheshin menjëherë.

Por, meqë kjo nuk ndodhi, Eugen Cakolli i KDI-së, thotë se me shumë gjasë arsyeja është se një pjesë e deputetëve janë ende në pushime për shkak se s’ka arsye ligjore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë.

“Mos keni dilema! Nuk ekziston asnjë arsye ligjore, procedurale apo përgatitore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thjesht, një pjesë e deputetëve, me gjasë, janë ende në pushime”.

Cakolli ka kritikuar ata duke thënë se humbja e dy ditëve të para tregon se rehatia e tyre politike është më e rëndësishme se themelimi i institucioneve të reja.

“Çdo ditë që kalon kot është ditë më pak për zgjidhjen e bllokadës. Dhe kur problemi është mungesa e vullnetit politik, humbja e dy ditëve të para tregon qartë se rehatia politike mbetet më prioritare sesa funksionaliteti institucional”.

Pas publikimit të aktgjykimit në Gazetën Zyrtare dje dhe me përfundimin e masës për pezullim të përkohshëm të Kuvendit nga gjykata, deputetët duhet të mblidhen brenda 48 orëve për të vazhduar me seancën konstituive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz