back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeTransportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Transportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Të ngjajshme

Protestë do të mbahet sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit.

Protesta do të organizohet nga operatorët e linjës, të cilët kundërshtojnë këtë vendim duke e konsideruar atë të dëmshëm për funksionimin e shërbimit të tyre dhe për qarkullimin në qytet.

Sipas njoftimit nga Shoqata, nisja e autobusëve nga Podujeva drejt Prishtinës është paraparë në orën 08:00, ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para objektit të komunës menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz