back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportJuventusi nuk heqë dorë nga Zhegrova, mbahet një raund i ri i...

Juventusi nuk heqë dorë nga Zhegrova, mbahet një raund i ri i bisedimeve

Të ngjajshme

Macron: Ukraina do të bëjë koncesione, por paqja s’mund të jetë kapitullim

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se dëshiron që liderët...

Rafuna: Investimet në Kosovë janë në rënie, jemi në pikën më të keqe

Nuk ka pasur investime, por as interesim për to...

U lirua nga Klinika Psikiatrike, kjo është gjendja e këngëtarit

Këngëtari grek Giorgos Mazonakis u lirua nga spitali pas pesë ditësh shtrimi...

Juventusi vazhdon të punojë intensivisht në afatin kalimtar pak ditë para fillimit të sezonit të ri të Serie A, ku sipas mediave italiane, drejtuesit bardhezi kanë zhvilluar në orët e fundit një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës.

Zhegrova ka shkëlqyer sezonin e kaluar, madje edhe kundër vetë “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve, duke fituar respekt të madh në Itali.

26-vjeçari pritet të largohet nga Lille këtë verë, pasi ka mbetur me vetëm një vit kontratë dhe ka refuzuar rinovimin, duke kërkuar një sfidë të re në karrierë.

Lille është i vendosur ta shesë lojtarin për të mos përsëritur rastin e Jonathan David, i cili u largua pa asnjë përfitim financiar.

Klubi francez ka vendosur një çmim prej 15 deri në 20 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, shifër që shihet si e lartë duke marrë parasysh se kontrata i skadon verën e ardhshme.

Nga Franca, interesimi kryesor vjen nga Olympique Marseille. Klubi francez ka paraqitur një ofertë konkrete ditët e fundit, por nuk ka arritur marrëveshje me Lille, duke lënë derën e hapur për Juventusin.

Për bardhezinjtë, një element vendimtar në këtë operacion mbetet shitja e Nico González, për të cilin Atlético Madrid ka shfaqur interes, megjithatë bisedimet ende nuk kanë përfunduar me marrëveshje, shkruan Fabrizio Romano.

Nëse kushtet ekonomike përshtaten, Juventus duket i gatshëm të hyjë fuqishëm në garë për yllin kosovar, ndërsa gara me Marseille pritet të vendosë të ardhmen e Edon Zhegrovës në ditët e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz