back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeMori para dhe iu premtoi se do të sigurojnë prona me qira...

Mori para dhe iu premtoi se do të sigurojnë prona me qira nga APK – Ndalohet i dyshuari në Prizren për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Të ngjajshme

Shtimja për herë të parë po bëhet me fusha të tenisit

Komuna e Shtimes për herë të parë do të...

Tronditëse: Sot pati vetëvrasje në Skenderaj, Obiliq dhe Istog

Sot u trondit Skenderaj, Obiliqi e para pak qastesh...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë “Lidhjen e Prishtinës”

PZAP ka aprovuar ankesën e Iniciativës Qytetare “Lidhja e...

Policia e Kosovës në Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka kryer veprime hetimore si dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas dyshimeve, pasi një grup prej tridhjetë e nëntë (39) personave kanë paraqitur kërkesa për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK), në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit.

Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa.

Nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK.

Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz