back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeKurti: Qeveria gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

Kurti: Qeveria gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

The Athletic: Lewandowski do të largohet nga Barcelona në vitin 2026

Raportohet se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona...

Venezuela miraton fluturimin për riatdhesimin e emigrantëve, nga SHBA-ja

Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga...

Laporta e bën ‘kurban’ yllin e madh për ta sjell Alvarezin të Barcelona

Sonte Barcelona përballet me Atletico Madrid në një përballje...

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Mos na e bajë dertin neve – shihemi më 28 dhjetor

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se njëjtë ka vepruar edhe ai si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online .

Ai ka theksuar se vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe aktgjykimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

Kryeministri në detyrë deklaratën e bëri pas pjesëmarrjes në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz