Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një plazh në Australi munt të shënojë një kthesë të rëndësishme për evolucionin e një prej specieve më të mëdha në planetin Tokë, pikërisht balenat.
Paleontologët kanë identifikuar një specie të rrallë, krejtësisht të re që mund të zbulojë misteret e evolucionit të balenave.
Shumë kohë para se balenat të bëheshin gjigantë madhështorë dhe të butë, disa nga paraardhësit e tyre prehistorikë ishin të vegjël, të çuditshëm dhe të egër.
Këtë javë, studiuesit e emëruan zyrtarisht specien Janjucetus dullardi, një krijesë që ngjan me personazhet e filmave vizatimorë, me sy të fryrë sa madhësia e topave të tenisit.
Ndryshe nga balenat e sotme, ekzemplari i ri ishte mjaftueshëm i vogël sa për t’u futur në një shtrat të vetëm.
Megjithatë ai dhëmbë të mprehtë dhe një fytyrë si peshkaqen, kjo balenë e ccuditshme e oqeanit ishte një grabitqar i mprehtë.
Zbulimi i rrallë i kafkës së pjesshme, duke përfshirë kockat e veshit dhe dhëmbët, ndodhi vite më parë, por vetëm së fundi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë specien dhe t’I japin vendin e vet në historinë e evolucionit.
Grabitqarët e vegjël ishin një degë e hershme në linjën që çoi në balenat e mëdha të sotme, të tilla si balenat me gungë, balenat blu dhe balenat minke.
Por paraardhësit me dhëmbë dhe nofulla të fuqishme dukeshin rrënjësisht ndryshe nga çdo specie moderne.