BallinaLajmeKërkesa e Prokurorisë që Thaçit t’i ndalohen vizitat e vëllezërve, Behrami: Kjo...

Kërkesa e Prokurorisë që Thaçit t’i ndalohen vizitat e vëllezërve, Behrami: Kjo ndodh vetëm në regjime totalitare

Të ngjajshme

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi prokuroria e Dhomave të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçit t’i ndalohen vizitat në paraburgim nga 14 persona, përfshirë edhe 3 vëllezërit e tij.

Ai ka bërë me dije se vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë!

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se prokuroria e Speciales po e pranon edhe vetë se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik.

“Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë! Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon t’ia ndalojë vizitat e vëllezërve dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi. Një nga arsyetimet ishte: “Po ia mundësojnë Thaçit mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë” Aha.! Pra, ideja e mbajtjes së tij në paraburgim qenka që ai të shkëputet tërësisht nga ngjarjet politike në Kosovë. Prokurori edhe vetë e pranon se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik”, ka shkruar Behrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz