back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeOKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të...

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave   

Të ngjajshme

“Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar...

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një...

Ballkani pëson thellë në Irlandë, eliminohet nga garat europiane

Ballkani është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon. Suharekasit...

Vuçiq flet sërish për protestat: Mbrëmë donin të digjnin njerëz të gjallë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një...

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë.

“Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mbetet më i mobilizuar se kurrë për rivendosjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtës së grave afgane për arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e Agjencisë Kulturore dhe Arsimore të OKB-së, UNESCO.

Afër 2.2 milionë vajzave u ndalohet të ndjekin shkollimin përtej nivelit fillor, sipas UNESCO-s.

“Fatkeqësisht, Afganistani është vendi i vetëm në botë ku arsimi i mesëm dhe i lartë është rreptësisht i ndaluar për vajzat dhe gratë”, tha Azoulay.

“Një gjeneratë e tërë e grave afgane po sakrifikohet”, shtoi ajo, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “mbajë presionin diplomatik”.

Talibanët, të cilët premtuan një sundim më të butë pas marrjes së pushtetit në gusht të vitit 2021, kanë vendosur kufizime të mëdha për gratë, duke i ndaluar ato të ndjekin universitetet, të shkojnë në parqe publike, palestra dhe sallone bukurie – masa që OKB-ja i ka cilësuar si “aparteid gjinor”.

Rusia – e cila nuk përmendet në deklaratë – është vendi i vetëm që ka njohur qeverinë e talibanëve që kur ata morën pushtetin më 2021, pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz