back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeProkuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3...

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit

Të ngjajshme

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

“Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar...

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një...

Ballkani pëson thellë në Irlandë, eliminohet nga garat europiane

Ballkani është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon. Suharekasit...

Për mbi 1 vit e gjysmë, Hashim Thaçi është nën regjim vizitash në paraburgim.

Kufizimi i takimeve me familjen e ngushtë, apo lejimi i vetëm 5 takime në muaj me miq e të afërm tjerë, nuk po i mjafton Prokurorisë. Madje as përgjimi 24/7 me përkthyes shqiptar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish presidentit t’i ndalohen krejtësisht vizitat me tre vëllezërit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi dhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Siç raporton Klan Kosova, këta janë përfshirë në një listë me 14 emra që po synohen t’i zhduken përkohësisht nga jeta e Thaçit, deri në përfundim të gjykimeve, edhe për krime lufte edhe për pengim të drejtësisë.

“Edhe pse janë vendosur masa të caktuara për ta minimizuar rrezikun e pengimit, ZPS ka mësuar përmes burimeve publike se disa vizitorë që përbëjnë shqetësim, vazhdojnë ta vizitojnë Thaçin në Qendrën e Paraburgimit. Për të qenë të sigurt, rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe të palejuara dhe udhëzime gjatë vizitave jo të privilegjuara nuk mund të eliminohet kurrë krejtësisht, as në Qendrën e Paraburgimit. Kjo është vërtetuar përmes shfaqjes së Hashim Thaçit në një thirrje me video te një i akuzuar tjetër, në shkurt 2025” – thuhet në kërkesën e ZPS.

Fakti që prokurorisë i ka rënë në mend tek tash për videolidhjen ku Thaçi shihet me Haxhi Shalën, dhe nuk ka kërkuar më herët masa, sipas mbrojtjes, është krejt e paarsyeshme.

Avokatja Sophie Menegon, nuk ka gjetur në kërkesën e prokurorisë asnjë fakt të ri apo shkelje të klientit të saj ndryshe nga masat e vendosura në nëntor 2023. E veçon faktin se vetëm 5 nga 14 emrat e listës, përfshirë vëllezërit, e kanë vizituar Thaçin pas vendosjes së këtyre masave.

Njëri nga dy tjerët, në Sheveningen diskuton gjëra të përgjithshme.

“[E redaktuar] është mik i familjes. Ai e ka vizituar Z. Thaçi pas nëntorit 2023. Meqë Z. Thaçi lejohet t’i ketë vetëm 5 vizita jo të privilegjuara në muaj, takimet me miq të ngushtë si [E redaktuar] ia mundësojnë atij mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.”

Emri i pestë ndërkaq që ka zhvilluar vizita në Qendrën e Paraburgimit që kur është në fuqi regjimi, është anëtar i ekipit mbrojtës.

“[E redaktuar] është konsulent në ekipin mbrojtës të Z. Thaçi në rastin për krime lufte. Në këtë cilësi, ai është i autorizuar që të shkëmbejë informacione konfidenciale me Z. Thaçi. Që nga nëntori 2023, ai e ka vizituar Z. Thaçi si pjesë e vizitave të privilegjuara të Mbrojtjes dhe nuk ka zhvilluar asnjë vizitë jo të priviliegjuar. Pra nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime tjera në vizitat e tij.”

Gjyqtarja e procedurës paraprake, po e konfirmon këtë individ, për të cilin ka kërkuar të dhëna shtesë nga Mbrojtja, para se të merr vendim për kërkesën e ZPS me 14 emra.

Në listë ësht edhe Vllaznim Kryeziu që përmendet në aktakuzën e dytë të Hashim Thaçit për tentim-pengimi të drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz