back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeMarrëveshje e re me SHBA, përse Putin flet për armët bërthamore para...

Marrëveshje e re me SHBA, përse Putin flet për armët bërthamore para takimit me Trump?

Të ngjajshme

Kush do ta shoqërojë Putinin në takimin me Trumpin?

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë...

Zjarret pyjore në Evropë arrijnë nivel rekord në vitin 2025

Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme...

Në deklaratën e tij, në prag të takimit me Trump në Alaskë, Putin sinjalizoi se Ukraina nuk do të jetë çështja e vetme në tryezë, teksa sugjeroi një marrëveshje të re me SHBA-në lidhur me armët bërthamore. Pyetja që ngrihet është: përse Putini flet për armë bërthamore, kur takimi po zhvillohet për Ukrainën?

Putin ka qenë nën presion nga Trump për t’u dakordësuar mbi fundin e luftës 3-vjeçare në Ukrainë, diçka që Moska e quan pjesë të një sërë çështjesh sigurie që kanë ngritur tensionet Lindje-Perëndim në nivelin e tyre më të rrezikshëm që nga Lufta e Ftohtë. Me forcat ruse që përparojnë gradualisht në Ukrainë, Putini ka hedhur poshtë thirrjet e Kievit për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Por nëse takimi me Trump shënon përparim drejt një traktati të ri për kontrollin e armëve, Putini mund të argumentojë se ai po angazhohet në çështje më të gjera paqeje. Kjo mund ta ndihmojë atë të bindë Trumpin se tani nuk është koha e duhur për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, blerësve të naftës së saj dhe eksporteve të tjera kryesore, siç ka kërcënuar udhëheqësi i SHBA-së, shkruan A2 CNN.

Kjo gjithashtu mund të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, duke përfshirë çështjet tregtare dhe ekonomike, ku Kremlini thotë se ka një potencial të madh të pashfrytëzuar. SHBA dhe Rusia kanë në fuqi një traktat bërthamor, i nënshkruar nga atëherë presidentët Barack Obama dhe Dmitri Medvedev në vitin 2010, i cili kufizon numrin e testatave bërthamore që SHBA dhe Rusia mund të kenë.

Ky traktat skadon më 5 shkurt dhe analistët e sigurisë presin që të dyja palët të tejkalojnë limitin e vendosur, nëse ai nuk zgjatet ose zëvendësohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz