back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmePunëtorët e RTK-së pa paga tash e dy javë, zëdhënësi i Qeverisë...

Punëtorët e RTK-së pa paga tash e dy javë, zëdhënësi i Qeverisë “sulmon” AGK-në dhe opozitën

Të ngjajshme

Kush do ta shoqërojë Putinin në takimin me Trumpin?

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë...

Zjarret pyjore në Evropë arrijnë nivel rekord në vitin 2025

Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme...

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duket se i konsideron analfabetë gazetarët e RTK-së. Ai përmes një reagimi, për mosekzekutimin e pagave në RTK, ka thënë disa të pavërteta.

Ai insiston se s’ka rrugë ligjore për alokimin e mjeteve, që 700 punëtorë t’i marin pagat, përçka punojnë, duke dërdëlitë për rrugën e rregullt. Por, Kryeziu (s)’e di se, kur një veprim nuk shkon kundër askujt, ai nuk mund të apelohet, ankimohet, rrjedhimisht është i ligjshëm. Tjetra, ka precedent në Kosovë kur në një situatë të ngjashme është bërë zgjidhja, sepse dëmi që shkaktohet nga mos alokimi i mjeteve është shumëfish më i madh se sa preteksti për ‘rrugë të rregullt ligjore’. Shtetet serioze, kanë qindra-mijëra situate të tilla, e dalje nga to, pikërisht bazauar në këto rregulla juridike.

Gënjeshtra tjetër e Kryeziut, sa për ta zgjatuar gënjeshtrën e paritsë Vetevendosje, ka të bëjë me atë se ai vazhdon e insiston se opozita s’po voton për konstituimin e Kuvendit, anipse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, institucionit kryesor në vend, tashmë është e qartë se z.Dehari nuk ka ofruar kushte ligjore dhe kushtetuese për votim, pasi duke shkelur Kushtetutën ka ndryshuar rendin e ditës, në shpërputhje me marrëveshjen e partive politike në takimin e prillit me ish-kryetarin Konjufca.

Lexojeni postimin e tij:

Me reagimin e sotëm AGK po dëshmon që për ta akuzuar qeverinë është në gjendje të deformojë ligjin e të keqinformojë publikun.

RTK është institucion i themeluar nga Kuvendi, i raporton atij dhe Kuvendi është përgjegjës për sigurimin e financimit adekuat. Kuvend nuk kemi sepse partitë opozitare nuk kanë votuar deri më tash për konstituimin e tij. Për të transferuar në llogari bankare mjetet që janë të ndara për RTK-në, siç po bënë thirrje AGK, duhet vendim nga Komisioni Parlamentar për Buxhet i Kuvendit, siç parasheh Neni 11, paragrafi 11 i Ligjit për Ndarjet Buxhetore. Pa një vendim të këtij komisioni nuk është i mundur transferimi i mjeteve. Andaj është absurde që zgjidhja për situatën në RTK të kërkohet përmes rrugëve e mënyrave joligjore, e edhe më shumë absurde është që kjo mënyrë e të vepruarit t’i kërkohet qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz