back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKQZ certifikon 34 kandidatë të pavarur, verifikimi i listave pritet të zgjasë...

KQZ certifikon 34 kandidatë të pavarur, verifikimi i listave pritet të zgjasë më shumë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës, ku ka marrë vendim për certifikimin e 34 kandidatë të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur gjithashtu se në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe 33 iniciativa qytetare, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, deklaroi se procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të zgjasë më shumë se zakonisht, për shkak të pushimeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai theksoi se Zyra e Sekretariatit tashmë është duke përgatitur listat përfundimtare të kandidatëve për t’i dërguar për verifikim, një procedurë e domosdoshme para certifikimit përfundimtar.

“Po ka qenë kërkesë edhe e juaja, zyra është duke përgatitur listën, e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim.

Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz