back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeSubvencionet për libra shkollorë, Bajrami: Librat të ofrohen falas, LVV ka dështuar...

Subvencionet për libra shkollorë, Bajrami: Librat të ofrohen falas, LVV ka dështuar në arsim, sikur në çdo fushë tjetër

Të ngjajshme

Zjarret/ Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi...

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë

Policia ka arrestuar të enjten një person të dyshuar...

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, e quan të dështuar modelin aktual të ndarjes së librave, duke e cilësuar si barrë për familjet dhe pabarazi për nxënësit.

Ajo thekson se kjo praktikë po krijon barrë të panevojshme për prindërit dhe mësimdhënësit për të tretin vit me radhë. Sipas saj, forma aktuale e ndarjes së subvencioneve është joefikase dhe më e kushtueshme sesa modeli i mëparshëm i shpërndarjes direkte nga Ministria.

“Vonesa në hapjen e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore, veçanërisht kur jemi vetëm dy javë larg 1 shtatorit, paraqet vështirësi të mëdha për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Kjo situatë që tri vite radhazi po rëndon barrën financiare dhe organizative të familjeve dhe mësimdhënësve. Kjo formë e subvencionimit tashmë është dëshmuar si e dështuar. Kalimi i përgjegjësisë te prindërit për blerjen e librave ka treguar mangësi në efikasitet dhe kontroll. Është dëshmuar se i ka kushtuar më shumë buxhetit të shtetit në krahasim me metodën e mëparshme, kur librat siguroheshin drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit dhe fëmijët i gjenin ato mbi banka që në ditën e parë të shkollës”, tha ajo për Gazeta Blic.

Bajrami akuzon MASHT-in për mungesë përgatitjeje në implementimin e kësaj metode, duke përmendur mungesën e mekanizmave të kontrollit dhe vështirësitë e prindërve në qasje.

“Për më tepër, MASHT-i ka ndryshuar mënyrën e subvencionimit të librave pa u siguruar fare për kapacitetet e librarive, qasjen e prindërve në këto librari, pa krijuar mekanizmat e kontrollit për subvencionet dhe pa caktuar afate, duke i lënë prindërit në pritje, si tani. Mandej, MASHT-i me këtë formë të subvencionimit ka anashkaluar edhe ndikimin që ka kjo metodë te prindërit dhe nxënësit me gjendje jo të mirë ekonomike. Këto familje mund t’i shpenzojnë paratë e librave për nevoja të tjera elementare, duke lënë nxënësit pa disa prej teksteve të nevojshme, siç është dëshmuar në dy vitet e kaluara. Kjo jo vetëm që vështirëson fillimin e procesit mësimor, por edhe rrit pabarazinë në mes të nxënësve”, shprehet ajo.

Bajrami bën thirrje për kthim te modeli i shpërndarjes falas të librave në shkolla dhe thekson nevojën që vendimmarrja për çështje logjistike të bëhet me përfshirjen e prindërve, mësimdhënësve dhe ekspertëve.

“Qeveria e LVV-së e përsërit veprimin e njëjtë, duke shpresuar se do të japë rezultat tjetër. Këta janë të vetmit që njohim që, për të mos e pranuar dështimin, e përsërisin atë në vazhdimësi. Për fund, më lejoni të potencoj që është e domosdoshme që librat të ofrohen falas dhe ato të jenë mbi banka shkollore më 1 shtator. Ministria e Arsimit duhet të merret shumë më shumë me përmbajtjen e librave sesa me formën se si këto libra arrijnë në duart e nxënësve kjo është çështje thjesht logjistike dhe, për çfarëdo ndryshimi që ka të bëjë me këtë çështje, vendimmarrja duhet të përfshijë Këshillin e Prindërve, mësimdhënësit dhe ekspertët e arsimit, për të krijuar një sistem transparent dhe efikas. Mund të studiohen modele të suksesshme në vende të ndryshme të cilat ofrojnë libra falas për nxënësit e shkollave publike, por duhet evituar çdo ndryshim që sjell vonesa dhe shkakton përkeqësim të gjendjes aktuale. LVV ka dështuar në arsim, sikur në çdo fushë tjetër – kjo është e faktuar”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz