back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeKatër persona të zhdukur në Kosovë

Katër persona të zhdukur në Kosovë

Të ngjajshme

Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku gjyshërit kanë njoftuar se mbesa dhe nipi i tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Viktimat janë të njohur për recidivizëm, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person nuk është kthyer pas daljes nga shtëpia.

Hetimet janë duke vazhduar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa në Zhegër të Gjilanit, prindi ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thotë Policia.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz