BallinaLajmeKapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Të ngjajshme

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga...

“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për...

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),...

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi u kap në momentin që po përpiqej të kryente një vjedhje në një restorant në zonën ‘Casal de’ Pazzi’.

Ngjarja ndodhi pasi alarmi i lokalit, i lidhur me sistemin e sigurisë së policisë, u aktivizua dhe njoftoi menjëherë forcat e rendit

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konstatuan një person brenda ambientit që po tentonte të hapte arkën për të marrë paratë. Ai kishte hyrë nga dera e pasme, të cilën e kishte dëmtuar për të siguruar akses. Pranë hyrjes, u gjet edhe një karrocë dore e mbushur me shishe vere dhe pije të tjera alkoolike, që dyshohet se ishin përgatitur për t’u vjedhur.

I dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi masa e arrestit u konfirmua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë./euronews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz