back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeKapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Të ngjajshme

Vrasja në Gjilan: Sot protestë para Gjykatës

Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më...

Trumpi para takimit me Putinin: Ai s’do të ngatërrohet me mua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbënguli të...

“Të gjithë ishim të përlotur”, Ilir Daja pas fitores ndaj Hajdukut: Histori për futbollin shqiptar!

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos,...

Vrasja e tre personave në Gjilan, sonte mbahet protestë

Një protestë pritet të mbahet sot para Gjykatës Themelore...

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi u kap në momentin që po përpiqej të kryente një vjedhje në një restorant në zonën ‘Casal de’ Pazzi’. Ngjarja ndodhi pasi alarmi i lokalit, i lidhur me sistemin e sigurisë së policisë, u aktivizua dhe njoftoi menjëherë forcat e rendit

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konstatuan një person brenda ambientit që po tentonte të hapte arkën për të marrë paratë. Ai kishte hyrë nga dera e pasme, të cilën e kishte dëmtuar për të siguruar akses. Pranë hyrjes, u gjet edhe një karrocë dore e mbushur me shishe vere dhe pije të tjera alkoolike, që dyshohet se ishin përgatitur për t’u vjedhur.

I dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi masa e arrestit u konfirmua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz