BallinaLajmeBajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Të ngjajshme

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Kushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e KQZ-së

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që...

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po sa ajo të thërritet nga kryesuesi i seancës.

Deputetja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kthehet votimi i hapur ashtu siç parashihet me kushtetutë.

Deputetja Bajrami tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit nëse nuk janë pjesë e një marrëveshje politike.

“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Ne konsiderojmë se janë dy forma për të konstituuar Kuvendin: Partia e cila ka dal e para duhet ta bëjë shumicën përmes marrëveshjeve politike dhe ne kemi thënë se në qoftë se nuk jemi pjesë e kësaj marrëveshje politike atëherë nuk do të votjmë. Ka edhe një formë tjetër e cila bëhet përmes gjetjes së një kandidati konsensual. Ju e dini se partitë tjera politike të përfaqësuara në Kuvend kanë dhënë pothuajse dyzet opsione të tjera për LVV-në”, tha Bajrami për RTV 21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz