BallinaLajmeGjenerata e re e oficerëve doganorë diplomon në 26-vjetorin e Doganës së...

Gjenerata e re e oficerëve doganorë diplomon në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, u mbajt një ceremoni solemne për diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë, në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përgëzoi kadetët për diplomimin, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e Doganës si një nga institucionet kyçe të vendit.

“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet dhe për punën me integritet dhe profesionalizëm. Falënderoj gjithashtu edhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen në ndërtimin e këtij institucioni,” tha Kurti, raporton lajmi.net

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, e cilësoi diplomimin e kadetëve si një moment krenarie për vendin, duke theksuar rëndësinë e shërbimit ndaj shtetit.

“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit,” u shpreh ai.

Murati gjithashtu foli për rritjen e të hyrave pa ndryshuar politikat tatimore, duke përmendur kthimin e terminaleve në pronësi të shtetit si një lehtësim për bizneset dhe rolin e Portit të Durrësit në përmirësimin e qarkullimit të mallrave.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, prezantoi të arriturat e institucionit dhe shprehu mirënjohje për punonjësit doganorë, duke theksuar punën e tyre me profesionalizëm dhe integritet gjatë këtyre viteve./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz