BallinaLajmeDokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Të ngjajshme

Trump: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit është homoseksual

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ka...

Moti për sot

Dita e premte pritet të karakterizohet nga mot i...

Mësohen ndeshjet finale të play-offit, kush do të kualifikohet në Kupën e Botës

Sonte janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të play-offit, për Kualifikim...

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.

Projekti, i realizuar këtë vit nga transmetuesi publik japonez NHK, u vlerësua në mesin e mbi 200 projekteve konkurruese.

Vasfije Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, e përshkroi këtë çmim jo thjesht si një trofe, por si një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet dhe guxim.

“Është ndjenjë e veçantë kur e vërteta e dhimbjes sonë arrin të prekë zemrën e një vendi aq larg si Japonia. Për mua është nder që përvoja dhe fjala ime u bënë pjesë e këtij rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin”.

“Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz