back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeTragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Një fëmijë 4-vjeçar, bir i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sasarit.

Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar nën diellin përvëlues.

Fëmija është gjetur pa ndjenja brenda automjetit, ku temperatura kishte kaluar 50 gradë Celsius. Ai është transportuar menjëherë në spitalin “Santissima Annunziata” në Sasar, e më pas dërguar me urgjencë në spitalin “Gemelli” në Romë.

Megjithë përpjekjet mjekësore, ai ndërroi jetë mëngjesin e 11 gushtit, pas disa ditësh në koma për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme në tru.

Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit rikujtojnë rrezikun ekstrem të goditjes nga i nxehti, sidomos për fëmijët, dhe theksojnë se nuk duhet lënë asnjëherë fëmijët vetëm në automjete, edhe për pak minuta.

- Advertisement -

Të Fundit