BallinaSportBalotelli tregon kohën kur luante te Barcelona: Bënim hajgare me kundërshtarë, por...

Balotelli tregon kohën kur luante te Barcelona: Bënim hajgare me kundërshtarë, por ëndrra ime është të luaj edhe te Reali

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Pak njerëz e dinë se Mario Balotelli kishte qenë te Barcelona.

Sulmuesi italian, kishte qenë në prova te klubi katalanas në vitin 2006, ku në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, tregoi për kohën që kaloi atje.

Balotelli, për skuadrën që kishte qenë pjesë thoshte se ishte ekip i jashtëligjshëm pasi kishin dominuar në turne, ku në një ndeshje kanë fituar 15-0.

“Ishte e bukur. Isha me vëllezërit Dos Santos, me Thiago Alcántara, me Bojan. Ata na mësuan vetëm teknikën: kontrollin dhe pasimin në lëvizje, pa taktika. Ishte një gëzim të dilje në fushë. Ai ekip nuk ishte i ligjshëm, ne fituam 15-0 “, rrëfen ai.

Ndonëse kishte luajtur me Barçën, Balotelli thotë se ëndrra e tij është ende të luajë për rivalin e “Blaugranave”, Real Madridin.

“Dua të luaj edhe për dy ose tre vjet të tjera. Pastaj, do ta përfundoj karrierën time së bashku me vëllain tim Enock. Por po, ëndrra ime është të luaj për Madridin”, shtoi Balotelli.

Balotelli, aktualisht është pa klub pasi ndërpreu së fundi kontratën e tij me klubin e Serie A-së, Genoan./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz