BallinaLajmeVdes një person në Prizren pasi u ther me thikë – I...

Vdes një person në Prizren pasi u ther me thikë – I dyshuari në arrati

Të ngjajshme

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Arsenali përgatit kontratën e re për Artetan

Arsenal po përgatit një ofertë të re kontrate për...

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Një person ka ndërruar jetë pasi që dyshohet se është therur me thikë nga një person tjetër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se sot rreth orës 21:20 kanë pranuar informacion se viktima H.Sh është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bytyqi ka thënë se ai është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

“Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet ligjore të mëtejme”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz