BallinaLajmeLajmet e FunditDeputeti Artan Behrami i komenton CNN-it për Jack Smith

Deputeti Artan Behrami i komenton CNN-it për Jack Smith

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar në një postim të mediumit amerikan, CNN në lidhje me rolin e prokurorit special Jack Smith dhe ndikimin e tij në zhvillimet politike dhe diplomatike në Kosovë.

Behrami ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si Jack Smith ka menaxhuar aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo ka dëmtuar rëndë procesin e paqes të udhëhequr nga administrata e atëhershme amerikane, nën Presidentin Donald Trump.

“Njoftimi për aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi u bë publik vetëm pak ditë para samitit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse ajo ishte ngritur dy muaj më herët. Ky veprim jo vetëm që e zbehu kredibilitetin e SHBA-ve si ndërmjetësues, por i dha një goditje të rëndë përpjekjeve për një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë,” u shpreh Behrami.

Sipas tij, veprimet e Smith nuk mund të shihen jashtë një konteksti politik, pasi ndikuan drejtpërdrejtë në përmbysjen e një iniciative të rëndësishme diplomatike amerikane dhe në rrëzimin e një lideri kyç për paqen në rajon.

Behrami i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të shqyrtojnë jo vetëm aktakuzën ndaj Thaçit, por edhe motivet dhe pasojat që kanë ardhur si rezultat i vendimeve të Jack Smith.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz