Nata e parë e festivalit “Sunny Hill” solli emocione të veçanta për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u ngjit në skenën për një performancë që do të mbahet mend gjatë.
Përmes një reagimi të ngrohtë në rrjetet sociale, Dua shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e saj për atë që festivalit po i jep Prishtinës dhe për përjetimin personal që i solli ky moment.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, Prishtinën, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar,” shkruan ajo.
Ajo vlerësoi atmosferën dhe energjinë e publikut, ndërsa ndau një moment të veçantë nga skena, performancën bashkë me të atin, Dukagjin Lipa.
“Të performoj për ju dhe të ndahem në skenë me babanë tim ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.”
Dua Lipa përfundon mesazhin e saj me mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme dhe me entuziazëm për netët e tjera të festivalit që vijojnë.
“Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy netë të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA!”