BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku për përformancën e Dua Lipës në ‘Sunny Hill’: Ndriçoi zemrat e...

Abdixhiku për përformancën e Dua Lipës në ‘Sunny Hill’: Ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe bota

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përformancës së Dua Lipës mbrëmë në festivalin ‘Sunny Hill’.

Ai e ka cilësuar si spektakolare përformancën e këngëtares, duke shtuar se e njëjta ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota.

Abidixhiku ka falënderuar Dua Lipën për për artin, për zërin, për performancën, si dhe për dashurinë ndaj Kosovës.

Postimi:

Prishtina që DUA’m!

Prishtina përtej!

Dua Lipa, me një performancë spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill. Dhe bashkë me të, ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota që në Prishtinë u bënë një.

Sunny Hill nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë, na vendos në hartën ndërkombëtare dhe na bashkon si asnjë ngjarje tjetër në Kosovë.

Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes.

Faleminderit, Dua Lipa – për artin, për zërin, për performancën, mbi të gjitha, faleminderit për dashurinë ndaj vendit tënd. Faleminderit, Sunny Hill – që një dritare bote e sjellni në Kosovë çdo vit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz