back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNdahet nga jeta personi që ra nga kulmi në Karacë të Vushtrrisë

Ndahet nga jeta personi që ra nga kulmi në Karacë të Vushtrrisë

Të ngjajshme

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet...

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Një ngjarje tragjike ka përfunduar me humbje jete në Vushtrri, pasi një burrë që kishte rënë nga kulmi gjatë punës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Selman Kajtazi, rreth 58-vjeçar ishte rrëzuar më 19 korrik 2025 nga kulmi i shtëpisë së familjarëve të tij në fshatin Karacë, ndërsa ishte duke punuar.

Ai ishte dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Vushtrri, e më pas ishte transferuar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku qëndroi për më shumë se 10 ditë nën kujdes mjekësor.

Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë më 1 gusht 2025, rreth orës 02:15.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që ngjarja të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Sinjali do të sjellë detaje të tjera sapo të dalin rezultatet zyrtare nga ekspertiza mjeko-ligjore./Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz