back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti: Serbia po përpiqet të destabilizojë vendin, institucionet tona të sigurisë po...

Kurti: Serbia po përpiqet të destabilizojë vendin, institucionet tona të sigurisë po kundërvihen me sukses

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit, por ka theksuar se institucionet e inteligjencës dhe të sigurisë janë duke u kundërvënë me sukses.

Ai përmendi arrestimin e togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jeftiq, më 17 korrik 2025, për dyshime të bazuara për spiunazh në interes të agjencisë serbe të inteligjencës, BIA.

“Fqinji ynë agresiv Serbia po vazhdon me përpjekje për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet tona të inteligjencës dhe sigurisë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës, sikurse togeri i Policisë së Kosovës Bojan Jeftiq, i arrestuar më 17 korrik 2025 me dëshmi të bazuara të spiunazhit për interesat e BIA-së me synim të rrezikimit. Dhe Igor Popoviq i arrestuar më 18 korrik 2025 institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me BIA-n, ndër to përfshihen edhe incizime ilegalë të 17 shtatorit që janë zhvilluar në Bruksel në objektin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi dhe aktivitete të tjera”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit