BallinaLajmeLajmet e FunditGjendet pa shenja jete në Jezerc të Ferizajit një 63-vjeçar

Gjendet pa shenja jete në Jezerc të Ferizajit një 63-vjeçar

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Gjatë ditës së sotme rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës.

Sipas Policisë Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Lidhur me këtë Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz