back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTheret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Të ngjajshme

Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana

Tutje, ai u shpreh se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit