back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLirohet personi që i tha ‘hajne’ Fitore Pacollit, po hetohet për ‘kanosje’

Lirohet personi që i tha ‘hajne’ Fitore Pacollit, po hetohet për ‘kanosje’

Të ngjajshme

Po udhëtonte me motor, 16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Brescia

Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit...

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja kanë njohur shtetin...

Aktori zbulon sekretin e një martese të lumtur (madhësia ka rëndësi)

Aktori i njohur Matthew McConaughey ka ndarë këshillën e...

Kosovari 26-vjeçar i iku policisë në Zvicër dhe hodhi armën nga dritarja

Ai kishte hedhur një objekt nga dritarja, që më...

Qytetari Agim Pllashniku, i cili u arrestua pasi e quajti “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, është liruar nga Policia e Kosovës, ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘kanosja’, dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, tha Borovci për Lajmi.net.

Ngjarja ndodhi si reagim i qytetarit ndaj përfitimeve financiare të familjarëve të deputetes Pacolli nga buxheti i shtetit. Pllashniku i kërkoi deputetes që t’ia paguante faturën në një kafene si formë proteste, gjë që më pas u pasua me ndërhyrje të policisë.

Rasti është në hetim dhe pritet të trajtohet në procedurë të rregullt nga organet kompetente./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz