back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKeqpërdori detyrën, IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Keqpërdori detyrën, IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Të ngjajshme

Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll turmash

Njësia e këmbësorisë amerikane nga Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it,...

Subvencionimi i teksteve shkollore, refuzohen mbi 4 mijë aplikime

Megjithëse me një shtator ka filluar viti i ri...

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, pa pengesa

Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka,...

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim të IPK-së.

Sipas Inspektoratit, qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që të vërtetonte nëse shtetasi ishte apo jo në kërkim policor.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti” thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz