BallinaLajmeLajmet e FunditAnalizat e ujit të pishinës në Gërmi, Rama dyshon: “Dje uji i...

Analizat e ujit të pishinës në Gërmi, Rama dyshon: “Dje uji i ndotur” sot “uji i pastër”, zyrtarët ta ruajnë integritetin

Të ngjajshme

Italia zgjat me 3 javë uljen e taksave për karburantet, Meloni: Fokusi te nafta

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë për tre javë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen...

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit” – Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Neuer pranë rinovimit me Bayern

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë një veprim të motivuar politikisht dhe jo në interes të qytetarëve.

Në një reagim në Facebook, Rama kujton se më 24 korrik, vetëm pak orë para se të mbahej ceremonia për kandidimin e tij në amfiteatrin e Gërmisë, pishina u mbyll me arsyetimin se uji ishte i ndotur – bazuar në analiza të paplota e të përkohshme. Por, sipas tij, një ditë më pas, më 25 korrik, analizat përfundimtare të IKSHPK-së treguan se uji është brenda standardeve dhe pishina u rihap menjëherë për publikun.

“Uji nuk ndryshon brenda nate! Ky nuk është kujdes, është kalkulim politik”, deklaroi Rama, duke akuzuar autoritetet për instrumentalizim të institucioneve shtetërore në funksion të luftës elektorale.

Ai shtoi se përdorimi i frikës dhe alarmit për përfitime politike është një praktikë e rrezikshme, moralisht e dënueshme dhe ligjërisht e sanksionueshme. “Institucionet ekzistojnë për t’i mbrojtur qytetarët, jo për t’i manipuluar ata në emër të kalkulimeve elektorale”, tha ai.

Rama kërkoi që zyrtarët publikë të ruajnë integritetin profesional dhe të mos bëhen vegla të askujt në kohë fushate, duke e vendosur interesin qytetar mbi çdo interes partiak.

“Qytetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë mjet elektoral”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz