BallinaLajmeLajmet e FunditMarrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë të Shqipërisë: Digjet Kisha dhe 11...

Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë të Shqipërisë: Digjet Kisha dhe 11 shtëpi në Senicë

Të ngjajshme

Santi shfaqet ‘hot’ në paraqitjen e fundit në Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, vazhdon...

Irani bën presion për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditësh

Propozimi i fundit i Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara...

Dukagjini-Drenica, këto janë formacionet

Ndeshje interesante do të jetë në Klinë mes Dukagjinit...

Aksident në Carralluk, vetura përfundon e rrotulluar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Carralluk të...

Ballkani synon fitoren ndaj Llapit, këto janë formacionet zyrtare

Na ndan dhe 1 orë nga fillimi i ndeshjes...

Zjarri në zonën e Kalasë në Delvinë të Shqipërisë ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit.

Zjarrfikësit janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar, infrastruktura e dobët e fshatit ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e shpejtë, pasi rrugët e ngushta kanë penguar hyrjen e automjeteve zjarrfikëse në afërsi të vatrave të zjarrit.

Për ndalimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte, deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit kanë bërë të pamundur vijimin e ndërhyrjes ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri është riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës së fortë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz