back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGuerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

Të ngjajshme

Egla Ceno shpreh ngushëllimet për Gjestin: Bëhu i fortë, sidomos për nënën

Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht pas humbjes tragjike...

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

IndeksOnline ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në...

Lumi Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

Lumi Vjosa është tashmë pjesë zyrtare e programit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë...

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Reagim pati edhe nga kolegët e tij, Jorn Rohde i Gjermanisë e Jonathan Hargreaves i Mbretërisë së Bashkuar, sikurse edhe shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Të gjithë këta kërkuan që Kuvendi të konstituohet para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon më 27 korrik. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz