back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIa grabiti çantën dhe e përplasi për shtylle një grua, i ngrihet...

Ia grabiti çantën dhe e përplasi për shtylle një grua, i ngrihet aktakuzë

Të ngjajshme

Vatra të reja zjarri në Podujevë, angazhohet edhe FSK-ja

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po...

U trafikuan 6 tonë kokainë me vlerë 411 milionë euro/ SPAK-u me aksion anti-drogë

SPAK-u ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër trafikimit të...

Marshohet me motoçikleta për nder të Enver Zymberit

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 14-vjetorit të...

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngrehur aktakuzë ndaj E.C. për grabitje.

Në aktakuzë thuhet se më 6 tetor 2024 në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë i pandehuri ia kishte grabitur çantën një gruaje duke e përplasur më pas atë për një shtyllë betoni, prej çka ajo ishte alivanosur. 

“… natën kritike rreth orës 17:57 min, gjersa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë, ku në dorë mbante një torbë në te cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N personat ia kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

- Advertisement -

Të Fundit