back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKadrijaj: A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit një njeri...

Kadrijaj: A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit një njeri me kapriço të tentojë ta shkatërrojë shtetin?

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, kaq po pret diaspora për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60...

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar...

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.

Ajo parashtron një pyetje gjatë fjalimit të saj, se “a është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit të Kosovës, një njeri me kapriço ta shkatërrojë shtetin e Kosovës?”, transmeton Klankosova.

“Besoni që ne sot nuk po ndihemi mirë, duke parë se ata që janë ulur në këtë mes, po abuzojnë me Kushtetuesen, po dëshirojë me shkel Kushtetutën e Kosovës dhe po vazhdojnë me cinizëm me buzëqesh kur kërkojmë të respektohet Kushtetua, kur kërkojmë të kthehet rendi i ditës, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Jo që nuk kanë pasur alternativa, jo që nuk kanë pasur vota, i kanë pasur edhe votat që janë ofruar me mirëbesim nga partitë politike me të vetmin kusht që të konstituohet Kuvendi, dhe të mos vimë ne këtë situatë. A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit, një njeri me kapriço të tentojë të shkatërrojë shtetin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës, të luaj kështu me identitetin e Kosovës?”, u shpreh Kadrijaj.

- Advertisement -

Të Fundit