back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLimaj me emocione flet për intervistën e Thaçit, e quan “themeluesi i...

Limaj me emocione flet për intervistën e Thaçit, e quan “themeluesi i shtetit”: Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, kaq po pret diaspora për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60...

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar...

Pamje të frikshme nga fshati Lubizhdë në Prizren, zjarri masiv po djeg gjithçka

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr...

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka komentuar intervistën të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Ai para mediave tha se këtë intervistë për të dhe patriotët e Kosovës ishte një përmallim.

“Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejtë. Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, u shpreh ai.

Limaj shtoi se kush e kupton, Thaçi ka folur shumë.

“Më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm Kosova është e përjetshëm, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë”, tha Limaj.

“Po na mungojnë ata zëra racional në Kosovë, kemi mbetur si në një uazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. Politika nuk është urrejtje”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit